image Manchester United në kërkim të futbollistit të Barcelonës

Futboll

Manchester United në kërkim të futbollistit të Barcelonës

news image

Ousmane Dembele mund të ndryshoj ambient duke kaluar te gjigandi anglez, Manchester United. “The Athletic” shkruan se Dembele është në listën e dëshirave të “Djajve të Kuq”.

Manchester United e cila po e kërkon me ngulm Jadon Sanchon, tanimë kanë kthyer sytë edhe nga sulmuesi i katalunasve, shkruan Gazeta Sinjali.

Skuadra nga “Old Trafford” shpreson që Barcelona ta lejoj lojtarin të kaloj në ishull për shifren rreth 50 milionë euro, sa gjysma e shumës së Sanchos.

Nëse ndodh ky transferim do të fitonte disa para edhe ish-skuadra e Dembeles, Borussia Dortmundi, përshkak të klauzolës që lojtari ka në kontratën e nënshkruar me Barçën në vitin 2017./Gazeta Sinjali/