image Manchester United mposht Fulhamin dhe rikthehet në pozitën e liderit

Futboll

Manchester United mposht Fulhamin dhe rikthehet në pozitën e liderit

news image

Pas barazimit në ndeshjen e kaluar ndaj Liverpoolit, skuadra e Manchester United është kthyer te fitorja në Premier Ligë, shkruan Sporti në Sinjali.

‘Djajtë e Kuq’ kanë shënuar fitore në udhëtim te Fulhami, duke u rikthyer kështu edhe në pozitën e parë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Craven Cottage’ ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Edinson Cavani dhe Paul Pobga shënuan golat e fitores për mysafirët’ teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Ademola Lookman.

Manchester United tani ka 40 pikë dhe renditet në pozitën e parë, kurse Fulhami mbetet me 12 pikë dhe renditet në pozitën e 18-të.

/Sporti në Sinjali/.