image Manchester United me super golin e Pogbas arrin fitore dhe merr pozitën e parë në Premier Ligë

Futboll

Manchester United me super golin e Pogbas arrin fitore dhe merr pozitën e parë në Premier Ligë

news image

Manchester United ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në përballjen e sontme kundër Burnley.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Pogba, në minutën e 71-të, shkruan Sinjali Sport.

Pogba arriti të shënojë një gol fenomenal nga distanca.

Me këtë fitore United ka grumbulluar 36 pikë, për të kaluar kështu në pozitën e parë me tre pikë më shumë se Liverpooli.

Kurse, Burnley mbetet në pozitën e 16-të, me 16 pikë të grumbulluara.

/Sinjali Sport/