image Manchester United me shumë mund triumfon ndaj Wolverhamptonit, Greenwood heroi

Futboll

Manchester United me shumë mund triumfon ndaj Wolverhamptonit, Greenwood heroi

news image

Manchester United i është rikthyer fitoreve pas barazimit në javën e kaluar, shkruan Sinjali Sport.

Djajtë e kuq mposhtën me shumë vështirësi Wolverhamptonin me rezultat minimal 0-1.

Heroi i Solskjaerit ishte talenti anglez, Mason Greenwood, i cili realizoi një gol të bukur pas asistimit të Raphael Varane.

Me këtë fitore mysafirët arrijnë në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa vendasit ende janë duke kërkuar pikët e para.

Xhiron e ardhshme pritet të debutojë Cristiano Ronaldo për Manchesterin. /Gazeta Sinjali Sporti/