image Manchester United me përmbysje fiton ndaj Aston Villas

Futboll

Manchester United me përmbysje fiton ndaj Aston Villas

news image

Manchester United ka mposhtur Aston Villan me rezultat 1-3, në kuadër të javës së 35-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Djajtë e kuq ishin në disavantazh në pjesë të parë me rezultat 1-0, mirëpo në pjesë të dytë shpejt përmbysën rezultatin në 1-2 dhe më pas në fund realizuan edhe golin e tretë.

Skuadra e Solskjaer e riktheu në avantazh rezultatin pas golave të Bruno Fernandes, Mason Greenwood dhe Edinson Cavanit.

Golin për vendasit e realizoi Bertrand Traore.

Me këtë fitore Man Utd mbetet në pozitë të dytë, mirëpo i afrohet në dhjetë pikë rivalit nga qyteti Man City.

Aston Villa mbetet në vendin e 11-të me 48 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/