image Manchester United i ofron pagë të re Pogbas, do bëhej lojtari me pagën më të lartë

Futboll

Manchester United i ofron pagë të re Pogbas, do bëhej lojtari me pagën më të lartë

news image

Manchester United janë përgatitur t’i ofrojnë kontratë të re, Paul Pogbas, shkruan Sinjali Sport.

Djajtë e kuq po i ofrojnë 400 mijë funte në javë dhe pesë vite marrëveshje në kontratë vetëm të qëndrojë në skuadër.

Kjo pagë do ta bënte francezin, lojtarin më të paguar në ekip, si dhe do të dhuronte më shumë se PSG që ishin të gatshëm të ofrojnë kontratë të re për mesfushorin.

Sipas “The Athletic”, Pogba do bëhej futbollisti me pagën më të lartë në Old Trafford, pas De Geas që merr pagë javore prej 375 mijë funteve.

28-vjeçari ka edhe një vit të mbetur të kontratës me Manchesterin, mirëpo PSG janë të bindur se verën e ardhshme do ta marrin si transferim të lirë. /Gazeta Sinjali Sporti/