image Manchester United i bën ofertë të re Dortmundit për Jadon Sancho

Futboll

Manchester United i bën ofertë të re Dortmundit për Jadon Sancho

news image

Klubi anglez, Manchester United ka bërë ofertë të re për yllin e Borussia Dortmund Jadon Sancho.

Man Utd ka bërë ofertë të re në drejtim të Dortmund për Sanchon.

Sipas ‘Sky Sports’, gjiganti anglez ka ofruar mbi 87 milionë euro, për 21 vjeçarin.

Oferta e parë e United prej 70 milionë euro, u refuzua nga klubi gjerman, ndërsa tani “Djajtë e Kuq” kanë rritur ofertën, por Dortmund po kërkojnë më shumë se 95 milionë euro për të shitur yllin e tyre.

Anglezi, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime. /Gazeta Sinjali Sport/