image Manchester United e demolon Leedsin, fillon me këmbë të mbarë sezonin e ri

Futboll

Manchester United e demolon Leedsin, fillon me këmbë të mbarë sezonin e ri

news image

Manchester United sot filloi aventurën e re në Premierligë, raporton Sinjali Sport.

“Djajtë e kuq” janë nikoqir të Leeds United në xhiron e parë të elitës së futbollit anglez.

Skuadra e Solskjaer e “shkatërroi” rivalin me rezultat të thellë 5-1.

Bruno Fernandes me hat-trick, Greenwood dhe Fred me nga një e mbyllën këtë duel.

E veçantë ishte edhe paraqitja e Paul Pogbas, që asistoi katër herë tek bashkëlojtarët.

Për mysafirët, mbrojtësi Ayling realizoi golin e nderit, e që ishte më i bukuri.

Në këtë takim në min e 75-të hyri futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit, Jadon Sancho, që e bëri debutimin.

Ndërsa transferimi i ri, Raphael Varane u prezantua para publikut.

Ky takim u zhvillua në “Old Trafford”.  /GazetaSinjaliSporti/