image Manchester United deklasohet nga Watfordi

Futboll

Manchester United deklasohet nga Watfordi

news image

Manchester United ishte mysafire e Watfordit në sfidën e xhiros së 12-të në Premierligë, raporton Sinjali Sport.

Vendasit e befasuan gjigantin anglez duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1.

King, Sarr, Pedro dhe Dennis realizuan golat te vendasit, kurse Van de Beek te mysafirët.

United momentalisht ndodhen në vendin e shtatë me 17 pikë, kurse Watfordi ka 13 pikë në vendin e 16-të.

Djajtë e Kuq nuk po kalojnë në formë aspak të mirë dhe me këtë humbje mund ta shkarkojnë trajnerin, Solskjaer.  /Gazeta Sinjali Sporti/