image Manchester United aspak i interesuar për shërbimet e Raul Jimenez

Futboll

Futboll/ Manchester United aspak i interesuar për shërbimet e Raul Jimenez

news image

Ditët e fundit u raportua se Manchester United është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Wolves dhe se gjiganti anglez po mendon të jap 100M euro për meksikanin.

Por, këto raportime nuk po dalin të sakta, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ‘Manchester Evening News’, skuadra e United nuk është aspak e interesuar për Jimenezin dhe se nuk po mendon të dërgoj ofertë për të.

Jimenez ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë këtë sezon dhe ka marrë vëmendjen e skuadrave të mëdha./Gazeta Sinjali/