image Manchester United afër finalizimit me Sergio Ramos

Futboll

Manchester United afër finalizimit me Sergio Ramos

news image

Sipas “Todofichajes”, qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është duke e finalizuar transferimin te Manchester United, transmeton Sinjali Sport.

Mediumi i lartpërmendur potencon se Man United ka treguar më së shumti interesim për Ramosin, prej kur u konfirmua se ai do të largohet nga Real Madridi këtë verë, transmeton Periskopi.

Raporti sugjeron se Ramosi është në bisedime me Unitedin dhe nëse finalizohet marrëveshja sipas planit, spanjolli do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me ‘Djajtë e Kuq’.

Skuadra nga Manchesteri raportohet se e ka pasur në vëzhgim qendërmbrojtësin që nga vera e kaluar dhe një transferim për 35-vjeçarin mund të finalizohet në fund të muajit.

Nuk është zbuluar paga e Ramosit me kontratën e re, por te Real Madridi ai po fitonte 345 mijë euro në javë. /Gazeta Sinjali Sporti/