Manchester City e ka kontaktuar Barcelonën të cilën e ka njoftuar se janë të interesuar për transferimin e Sergi Robertos.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, futbollisti është i njoftuar për këtë interesim mirëpo nuk po dëshiron që të largohet nga klubi, transmeton Gazeta Sinjali.
Roberto është shprehur se është i lumtur te Barcelona.
Futbollisti gjatë këtij sezoni ka bërë 37 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat duke shënuar një gol e duke bërë dy asistime./Gazeta Sinjali/