image Manchester City shënon fitore ndaj Chelseas

Futboll

Sport/ Manchester City shënon fitore ndaj Chelseas

news image

Ekipi i Manchester Cityt ka arritur të shënojë fitore ndaj Chelseas me rezultat 2-1, në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier.

Goli i parë i ndeshjes u shënua pas 21 minutave lojë me anë të N’Golo Kante, i cili shënoi për 1-0.

Man City arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy herë, fillimisht me anë të Kevin de Bruyne në minutën e 29-të për 1-1, ndërsa Riyad Mahrez shënoi në minutën e 37-të për 2-1.

Manchester City pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e tretë me 28 pikë, ndërsa Chelsea renditet i katërti me 26 pikë./Gazeta Sinjali/