image Manchester City mposht Tottenhamin dhe rimerr kreun e tabelës

Futboll

Manchester City mposht Tottenhamin dhe rimerr kreun e tabelës

news image

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë ishte e mbushur me raste për gol, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën.

Ndërsa, pjesa e dytë ishte ajo që e përcaktoi rezultatin e ndeshjes.

Në minutën e 51-të, De Bruyne asistoi te Erling Haaland, që shënoi me lehtësi në portën e Spurs.

Haaland e vulosi fitoren e Manchester Cityt, kur realizoi për 2-0 nga penalltia në minutën e 91-të.

Pas javës së 37-të, Manchester City është lider me 88 pikë, dy më shumë se Arsenalit, ndërsa në xhiron e fundit, Citizens përballen me West Hamin, ndërsa Gunners kanë punë me Evertonin, aty ku do të përcaktohet kampioni.

/GazetaSinjali/