image Man Utd me mundësi zgjedhje, Real Madrid i ofron 4 futbollistë për Pogban

Futboll

Man Utd me mundësi zgjedhje, Real Madrid i ofron 4 futbollistë për Pogban

news image

Pandemia Covid-19 ndikoi që klubet futbollistike të pësojnë rënie të mëdha financiare, e kjo gjë siç duket do të ketë ndikim të madh edhe në transferimin e futbollistëve.

Andaj gjiganti Spanjoll, Real Madrid i ka ofruar katër futbollist te Manchester United, që të zgjedh njërin prej tyre për ta shkëmbyer me Paul Pogban, transmeton Gazeta Sinjali.

Martin Odegaard, James Rodriguez, Lucas Vasquez dhe ish-mesfushori i Man City, Brahim Diaz, janë futbollistët e ofruar nga Real Madridi për shkëmbimin e Pogbas.

Kurse trajneri i skuadrës angleze, Ole Gunnar Solskjaer po dëshiron që të mbajë Pogban në skuadër.

/Gazeta Sinjali/