image Man United do të bëjë ofertën përfundimtare për Sanchon

Futboll

Man United do të bëjë ofertën përfundimtare për Sanchon

news image

Ka qenë saga e verës, por Jadon Sancho tek Manchester United ende mund të ndodhë brenda këtij afati të transfereve, ndërsa Djajtë e Kuq po përgatiten të provojnë vendosmërinë e Dortmund për herë të fundit, shkruan Sinjali Sportiv.

Daily Star dhe Mirror raportojnë se United po përgatit një ofertë 98 milionë euro për sulmuesin, me nënkryetarin ekzekutiv të tyre, Ed Woodward, që pritet të bëjë të qartë se ata nuk synojnë të negociojnë më tej, nëse nuk do të ketë më diçka serioze nga klubi gjerman.

Dortmund e ka mbajtur lojtarin me një shumë prej 108 milionë eurove, gjë që i ka lënë të dy klubet në një ngërç për gati tre muaj.

Por, United tani është gati të thërrasë drejtuesit e skuadrës së Bundesligës duke bërë një ofertë që ata besojnë se është e drejtë duke pasur parasysh ndikimin e COVID-19 në merkato.

Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 82 milionë euro plus 16 milionë bonuse, me Woodward të gatshëm t’i thotë Dortmundit ta marrë ose ta lërë atë.

Skuadra e Premier League, gjithashtu raportohet të ketë rënë dakord për kushtet personale me Sanchon tashmë, me 20-vjeçarin që pritet të fitojë afër 200 mijë euro në javë nëse arrihet përfundimisht një marrëveshje.

/Sinjali Sportiv/