image Man United demolon Tottenhamin, i rikthehet fitoreve pas 4 ndeshjeve

Futboll

Man United demolon Tottenhamin, i rikthehet fitoreve pas 4 ndeshjeve

news image

U desh që të pritej për katër ndeshje që Manchester United të rikthehet te fitorja në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” kanë triumfuar me rezultat 3-0 në ndeshjen kundër Tottënhami të shtunën në kuadër të xhiros së 10-të.

Në pesë ndeshje e fundit skuadra e drejtuar nga Solskjaer kishtetri humbje, një barazim dhe një fitore, andaj triumfi ndaj Tottenhami ishte mëse i nevojshëm.

Cristiano Ronaldo e shënoi golin e parë në minutën e 39’, i dyti u realizuar nga Edinson Cavani në minutën e 64’, kurse tri pikët e reja i siguroi Marcos Rashford me golin e tij të realizuar tre minuta para mbylljes së ndeshjes.

Kjo fitore bënë që United të ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, kurse Tottenhami bie në pozitën e tetë me 15 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/