image Mallrat serbe: Për një muaj hyjnë 750 dërgesa nga Serbia

Politikë

Mallrat serbe: Për një muaj hyjnë 750 dërgesa nga Serbia

news image

Tash e 28 ditë maunet me mallra serbe lejohen të futen në Kosovë kah pikë kalimi kufitar në Merdare, por me kontrolle të detajuara nga doganierët.

Gjatë kësaj kohe, kishte ankesa nga Serbia për radhë të gjata të kamionëve, për çka edhe Gjermania si kërkuesi më i madh i heqjes se bllokadës tha se dëshiron lëvizje më të shpejtë.

Dogana e Kosovës ka konfirmuar se deri të premten nga fqinji verior janë futur 750 dërgesa ku dominon ushqimi e ndërtimi, e po punojnë me staf maksimal.

Punën e ka vështirësuar Serbia që ka përzier ngarkesat nga vendet e treta me ato nga ky shtet, gjë që e ndërlikoi procedimin në pikën më të madhe kufitare mes vendesh.

Ditën kur Kosova ndërroi masën më 8 tetor, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pati thënë që kompanitë duhet bërë llogaritë më mirë, që të mos mbesin nëpër kolona shkaku i kontrolleve.

/GazetaSinjali/