Malisheva ka triumfuar ndaj Vushtrrisë duke siguruar mbetjen në elitën e parë të futbollit kosovar së paku edhe për një sezon tjetër.
Malishevasit mposhtën Vushtrrinë me rezultat 3-1, teksa ndeshja u përcoll edhe me një incident nga tifozët vushtrrias, çka bëri që Policia të intervenonte dhe të largonte një pjesë të tifozëve nga fusha.
Malisheva kështu siguron mbetjen në elitën e parë edhe për një sezon tjetër, teksa klubi vushtrrias do të duhet të luajë në Ligën e Parë për së paku edhe një edicion tjetër.