image Malisheva i jep nesër lamtumirën e fundit Miridon Krasniqit, që humbi jetën tragjikisht në Itali

Kosovë

Malisheva i jep nesër lamtumirën e fundit Miridon Krasniqit, që humbi jetën tragjikisht në Itali

news image

Malisheva do t’i japë nesër lamtumirën e fundit të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali, pasi u mbyt derisa po lahej në një lumë në zonën e Orzinovit.

Lajmi për ceremoninë e varrimit është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor, ku thuhet se varrimi do të mbahet të dielën, më 14 qershor 2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek.

Familja ka njoftuar se e pamja për të ndjerin do të mbahet në Odën e Syljanuzve, ku do të presë ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirët.

Vdekja e hershme e Miridon Krasniqit ka pikëlluar familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me familjen në këto momente të vështira.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/