image Mali i Zi regjistron katër viktima me koronavirus në 24 orët e fundit

Rajon

Mali i Zi regjistron katër viktima me koronavirus në 24 orët e fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, 329 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,295 mostra të testuara në Malin e Zi, njoftoi sonte Instituti i Shëndetit Publik në Podgoricë, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, katër pacientë vdiqën si rezultat i sëmundjes së rrezikshme.

Ndërkaq, 487 persona të tjerë u shëruan, kështu që 9.158 raste të infeksionit janë aktualisht aktive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

/Gazeta Sinjali/