Gjatë 24 orëve të fundit, 329 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,295 mostra të testuara në Malin e Zi, njoftoi sonte Instituti i Shëndetit Publik në Podgoricë, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, katër pacientë vdiqën si rezultat i sëmundjes së rrezikshme.
Ndërkaq, 487 persona të tjerë u shëruan, kështu që 9.158 raste të infeksionit janë aktualisht aktive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.