image Mali i Zi: Konfirmohen pesë raste me Omicron

Rajon

Mali i Zi: Konfirmohen pesë raste me Omicron

news image

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të variantit Omicron të COVID-19.

Të gjithë të infektuarit me Omicron janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë simptoma të lehta, thuhet në njoftim. Dyshimi i parë u konstatua në fillim të dhjetorit, e pas kësaj të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 163 raste të reja me koronavirus dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, por nuk janë raste të rralla kur shënohet numër i lartë i personave që kanë humbur jetën, e ndër ta edhe mosha të reja.

Në Mal të Zi janë gjithsej 1786 raste aktive me COVID-19, më së shumti në kryeqytetin  Podgoricë me 674. Ne Qendrën Spitalore janë të shtruar 65 paciente ndërkohë që në gjendje  të  rëndë janë 22 prej tyre.

Mbi 58,4 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 66.000 qytetarë janë imunizuar me dozën e tretë, kryesisht me vaksinën Pfizer. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave, veçanërisht në qendrat turistike dimërore, qendrat  tregtare dhe objektet e hotelerisë. Autoritet kontrollojnë posedimin e çertifikatës për COVID në objekte hoteliere dhe në vende të tjera, ku mblidhen shumë njerëz. Inspeksionet kontrollojnë edhe shkeljen e masave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private.

Për shkak të shfaqjes së versionit  Omicron,  llojit i cili thuhet se përhapet me shpejtësi, Instituti  i Shëndetit publik në ditët e ardhshme do të  propozojë masat e reja,  por drejtori i këtij Instituti Igor Galiq thotë, se ,,Për shkak të situatës së krijuar është jo reale të priten masa që do të rrezikonin  jetën e qytetarëve.,, Për  momentin kemi masa të shtuara kontrolli dhe jemi në koordinim me shërbimet lokale, ka thënë Galiq. Nga ana tjetër përfaqësuesit e objekteve të hotelerisë kërkojnë që të lejohen kremtimet  në mjedise të hapura gjatë festave të fundvitit.  Por autoritetet  shëndetësore deri tani janë kundër,  duke  theksuar se ,, është i pamundur  kontrolli i certifikatave të Covidit, për shkak të numrit  të madh të njerjëzve dhe se në raste të tilla respektimi i masave është i pamundur.

Opozita kritikon Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhimin e pandemisë

Rritja e rasteve me Covid, e veçmas humbja e jetëve, ka nxitur kritika të vazhdueshme të  zyrtarëve opozitar kundër qeverisë, respektivisht  ministres së Shëndetësisë për – siç thonë – dështimin e menaxhimit të situatës me koronavirusin. Ata kanë kërkuar në vazhdimësi dorëheqjen e minitres Jelena Boronoviq Bojoviq. 

/GazetaSinjali/