Mali i Zi hapi të martën hapi Kapitullin 8-të, fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.
Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit para tetë vjetësh. /Gazeta Sinjali/