image Mali i Zi e kërcënoi Serbinë me NATO, Daçiq: NATO është e vogël, thirreni edhe UÇK-në

Rajon

Mali i Zi e kërcënoi Serbinë me NATO, Daçiq: NATO është e vogël, thirreni edhe UÇK-në

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas deklartës së homologut të tij malazez, Serdijan Darmanoviq, se Mali i Zi mund t’i përdorë mekanizmat e saj brenda NATO-s, nëse vlerësohet se ekziston një kërcënim i dukshëm nga Serbia për sigurinë e vendit.

Daçiq ka ironizuar me këtë deklaratë duke thënë se NATO është e vogël dhe se pret nga Mali i Zi ta thërras edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nëse dikush do të kishte thënë 30 vjet më parë se Mali i Zi do t’i kërkonte NATO-s të sulmonte dhe të bombardonte Serbinë, ata do të mendonin se ai ishte plotësisht i çmendur. NATO është e vogël. Unë pres që ata të thërrasin edhe UÇK-në, por edhe muhaxhedinët, ata janë të gjithë aleatë historikë të popullit malazez”, tha Daçiq në një deklaratë të shkruar, transmeton Tanjug.

Më tej Daçiq tha se “nëse qeveria aktuale e Malit të Zi ishte në epokën e Njegos, ata do të thoshin se ai ishte një kriminel lufte dhe Sovran i Serbisë së Madhe”.

“Nuk ka asnjë rrezik nga Serbia, por nga vetja dhe qëndrimi yt ndaj qytetarëve të tu serbë dhe kishës ortodokse serbe në Mal të Zi”, përfundoi ministri i jashtëm serb dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë./Gazeta Sinjali/