image Mali i Zi e Holanda barazojnë në goleadën që përfundoi në Podgoricë

Futboll

Mali i Zi e Holanda barazojnë në goleadën që përfundoi në Podgoricë

news image

Përfaqësuesja e Holandës u takua  me Malin e Zi në kualifikimet për ‘Katarin 2022’, shkruan Sinjali Sport.

Tulipanët barazuan si mysafirë me ballkanasit në stadiumin e qytetit të Podgoricës me rezultat 2-2.

Vizitorët e nisën më mirë duelin, ku Depay i realizoi dy golat, duke menduar se e siguruan fitoren, në skenë dolën Vukotic dhe Vujnovic, që i shënuan golat e barazimit.

Holanda me këtë barazim ia rrezikoi vetës kualifikimin, pasi në pozitën e parë me 20 pikë që i ka, i nevojitet fitorja ose barazimi në ndeshjen e fundit.

Malazezët me 21 pikë janë pozitën e katërt dhe nuk kanë më mundësi për t’u kualifikuar. /Gazeta Sinjali Sporti/