Në Malin e Zi hyn sot në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura.
Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20. 000 euro.
Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.
Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije./Sinjali/