image Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me koronavirus

Rajon

Pandemia/ Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me koronavirus

news image

Autoritetet e Malit të Zi kanë marr vendim që të dënojnë publikimin e emrave të të sëmurëve me koronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve.

Në mediat sociale është shpërndarë një listë me emrat e mbi 60 personave të infektuar nga Podgorica.

Në mesin e të dhënave të tjera janë publikuar edhe numri identifikues dhe viti i lindjes.

Qeveria malazeze u bëri thirrje autoritetetve përgjegjëse shtetërore që të hetojnë burimin e kësaj liste dhe t’i identifikojnë ata që shpërndajnë informacione të tilla.

“Presim që institucionet kompetente të ndërmarrin hapa urgjentë në këtë drejtim dhe të informojnë publikun për rezultatin e hetimit. Kujtojmë që kemi kërkuar të hetohet edhe çështja e 21 marsit, kur është bërë publike një listë e personave në izolim, me numra identifikimi”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me koronavirus më 17 mars.

Aktualisht ka 160 të infektuar./ Gazeta Sinjali/