Gianluigi Donarumma ka kaluar pothuajse gjithë karrierën e tij me “Rossonerët” dhe tani aventura e tij do të marrë fund, raporton Sinjali Sport.
Drejtori sportiv i klubit të Milanit, Paolo Maldini, ka njoftuar për largimin e portierit nga klubi.
“Rrugët tona do të ndahen, e falënderojmë atë për kontributin e dhënë. Projekti i Milanit do të vazhdojë akoma në nivelet më të larta”, ka thënë Maldini.
Juventus dhe Barcelona kanë shprehur shumë interesim për portierin 22 vjeçar.
Reprezentuesi i Italisë do të largohet si lojtar i lirë nga klubi, gjë të cilën nuk e priste aspak Milani. /Gazeta Sinjali Sporti/