image “Making the Taliban Great Again”, Bidenin e shfaqin me veshje talebane në billbordat e Amerikës

Botë

“Making the Taliban Great Again”, Bidenin e shfaqin me veshje talebane në billbordat e Amerikës

news image

Slogani “Make America Great Again”, i ish-presidentit amerikan, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, siç duket po shfrytëzohet sërish, por në një formë tjetër.

Dikush ka vendosur që të tallet me këtë slogan, duke përmendur emrin e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden.

Në disa billborde është shfaqur Biden, i veshur si një taleban dhe me një raketë në dorë gjersa e shoqëronte mbishkrimi “Making the Taliban Great Again”.

Sipas mediave, pritet që 15 tabela të tjera të tilla të vendosen në New York, veprim ky që ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale.

/GazetaSinjali/