image Makinat “copë copë”, dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier (VIDEO)

Shqipëri

Makinat “copë copë”, dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier (VIDEO)

news image

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në aksin rrugor “Patos – Fier”, ku një mjet i tipit “Opel” u përplas me një mjet tip “Benz”.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 58-vjeçari, Agron Saba, i cili ishte punonjës policie në Patos.

Mësohet se 58-vjeçari ishte me makinën e tij personale dhe se ishte jashtë orarit të punës.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se përplasja ka qenë mjaft e rëndë dhe dëmet e automjeteve janë të mëdha.

/GazetaSinjali/