image Makina përplas grup njerëzish në Gjermani, shoferi arrestohet

Evropë

Makina përplas grup njerëzish në Gjermani, shoferi arrestohet

news image

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin bavarez të Passau të Gjermanisë, ku një burrë drejtori makinën mbi një grup njerëzish pranë stacionit kryesor të trenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që veprimi të ketë qenë i qëllimshëm.

Incidenti ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën Grünaustraße, ndërsa shoferi është arrestuar nga policia.

Midis të lënduarve janë edhe gruaja 38-vjeçare dhe vajza 5-vjeçare e shoferit, raportojnë mediat lokale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/