image Makina futet me shpejtësi në sheshin "Skëndërbej" në Tiranë, përplasje mes disa personave

Shqipëri

Makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, përplasje mes disa personave

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej” ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Siç shihet edhe në pamje, ka qenë një djalë i ri, Klodian Alcani, i cili bëri të mundur neutralizimin e tij.

Shoferi u neutralizua dhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur. Për fat të mirë ky incident u shmang pa lëndime në qytetarë.

Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.

/GazetaSinjali/