image Makhachev nuk ndalet, mposht Poirierin në një luftë spektakolare, mbron titullin për të tretën herë

Sporte Luftarake

Makhachev nuk ndalet, mposht Poirierin në një luftë spektakolare, mbron titullin për të tretën herë

news image

Luftëtari i UFC-së Islam Makhachev mbrojti titullin në peshën e lehtë me një fitore kundër Dustin Poirier.

Në spektaklin e UFC 302 në New Jersey, luftëtari nga Dagestani e kapi rivalin e tij në raundin e pestë dhe gjyqtari e ndaloi luftën.

Poirier e mbajti veten në katër raundet e para, megjithëse ishte e qartë se Makhachev kishte avantazhin. Madje amerikani e goditi Makhachevin me bërryl në ballë dhe e gjakosi, por më pas momenti vendimtar ndodhi në të pestën.

Makhachev rrëzoi rivalin e tij në dysheme, bëri një kapje për fyti dhe mbaroi punën.

Islam e mbrojti titullin e tij në peshën e lehtë për të tretën herë dhe pas ndeshjes deklaroi se dëshiron të luftojë për një rrip të ri në kategorinë e lehtë.

Makhachev kështu e zgjeroi serinë e tij të fitoreve në 14 triumfe radhazi, dhe megjithëse ai tashmë e ka mbrojtur rripin dy herë, kjo ishte lufta e parë ku ai e mbrojti atë kundër një luftëtari, divizioni i peshave të lehta.

/GazetaSinjali/