image Majlinda kualifikohet në çerekfinale

Sporte Luftarake

Xhudo/ Majlinda kualifikohet në çerekfinale

news image

Majlinda Kelmendi e ka filluar për mrekulli Kampionatin Botëror “Tokio 2019” në Japoni.

Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të këtij kampionati pasi fitoi luftën ndaj  xhudistes polake, Agata Perencin, në kategorinë -52 kilogramë shkruan Insporti.

Majlinda rrethin e parë dhe të dytin e mposhti xhudistes meksikane, Luz Olvera.

Xhudistja 28 vjeçare nga Peja në çerekfinale do të përballet me Ai Shishime nga Japonia, e cila u shpall kampione bote më 2017

Kujtojmë se në ditën e parë xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -48 kilogramë.