image Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria bëri detyrën në momentet vendimtare

Kosovë

Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria bëri detyrën në momentet vendimtare

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik për shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Majko ka theksuar se kjo ditë përfaqëson kujtimin e sakrificave për liri dhe rikujtimin se “e pamundura nuk është fakt, por opinion”.

Ai ka vlerësuar rolin e Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, duke deklaruar se “Shqipëria bëri detyrën”.

Majko, i cili ka qenë në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka rikujtuar rëndësinë e unitetit dhe sakrificës në arritjen e lirisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/