Dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Majk dhe Bardhi, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor me titull “Çka m’ke bo”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga, e cila vjen me një ritëm veror dhe tekst emocional, është publikuar së fundmi në platformën YouTube, ku brenda pak orëve ka arritur të mbledhë mijëra klikime dhe komente pozitive nga fansat.
Ky projekt shënon rikthimin e dy artistëve në skenë me një bashkëpunim që duket se ka për qëllim të dominojë valët muzikore gjatë sezonit të verës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!