image Dha dorëheqje shtatë orë pasi u zgjodh kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson zgjidhet sërish

Evropë

Dha dorëheqje shtatë orë pasi u zgjodh kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson zgjidhet sërish

news image

Magdalena Andersson, është zgjedhur sërish kryeministre e Suedisë pasi dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar. Ajo doli triumfuese pas një tjetër votimi në parlamentin suedez të hënën.

Arsyeja e dorëheqjes ishte se propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në parlament dhe ajo humbi mbështetjen e Partisë së Gjelbër me të cilën kishte koalicioni.

Kryetari i parlamentit suedez, Andreas Norlén, tha se “i vjen keq” për atë që ndodhi të mërkurën dhe pas sondazhit me liderët e partive edhe një herë ai arriti në përfundimin se votat do të ishin sërish për të zgjedhur Andersson.

Tre partitë që e sollën atë në pushtet më herët deklaruan se do ta lejojnë sërish të zgjidhet. Kështu doli të ishte të hënën. Këtë herë ajo, duke pasuar Stefan Löfven, do të kryesojë një qeveri të përbërë vetëm nga socialdemokratët.

Edhe pse u zgjodh për disa orë në këtë detyrë javën e kaluar me diferencë votash përpara se përfundimisht të jepte dorëheqjen, ajo nuk kishte marrë zyrtarisht detyrën.

/GazetaSinjali/