Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Armaldo Kllogjeri, i njohur për të gjithë si “Maestro” i BBV.
Ai tregoi se ka shumë njerëz që interesohen të dinë më shumë për lojën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, por edhe marrëdhëniet me disa banorë që kanë dalë nga shtëpia e BBV.
“Jam i bindur që ai ka një zemër të madhe, por për qëllimin e tij ai ka bërë lojën sikurse e ka menduar, edhe duke sharë e ofenduar, edhe duke bërë humor e batuta apo duke u martuar. Luizi është pretendenti kryesor për ta fituar atë Big Brother.
Unë e kam thënë dhe brenda, ia kam thënë dhe Luizit në sy, që unë e kam mbështetur pa interes në momentet më të vështira dhe s’ ka asgjë nëse e mbështes edhe jashtë”, tha ai./tch/