image Madonna sërish single, ndahet nga i dashuri 23-vjeçar

Bota e Yjeve

Madonna sërish single, ndahet nga i dashuri 23-vjeçar

news image

Madonna u nda me Andrew Darnell pas 5 muajsh lidhje. Ylli 64-vjeçar është sërish beqare. Sipas DailyMail, mbretëresha e popit nuk kishte dallime të mëdha me modelin e ri, por të dy arritën në përfundimin se marrëdhënia e tyre nuk po ecën përpara.

“Ishte një gjë e rastësishme, kështu që ajo nuk është e shkatërruar. Thjesht ndodhi në një kohë të keqe”, tha një burim për Page Six. Ylli, siç raporton një person nga ambienti i saj, pas ndarjes nga partneri 41-vjet më i ri, po kalon një “krizë vetëbesimi”, dhe kjo ndoshta më shumë për shkak të komenteve negative që ka marrë së fundmi. nga ndjekësit për pamjen e saj.

Ish-çifti bëri daljen e parë publike së bashku në shtator në rrugët e Nju Jorkut, duke shkëmbyer puthje.

Pak ditë më parë, Madonna dha përgjigjen e saj për ata që komentuan performancën e saj në Grammy të këtij viti. Ajo foli qartë për mizogjininë dhe tashmë duket se ylli 64-vjeçar mund të qeshë vetëm me atë që u shkrua pas paraqitjes së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Në veçanti, ajo ngarkoi një foto të saj dhe një koment në Twitter. “Shiko sa e lezetshme jam tani që iku ënjtja nga operacioni, po qesh me të madhe”. Në njëfarë mënyre, Madonna zgjodhi t’i përgjigjet komenteve të ashpra për pamjen e saj./abcnews.al

/GazetaSinjali/