image Macroni pret liderët e Ballkanit Perëndimor në konferencën për pajtim

Botë

Macroni pret liderët e Ballkanit Perëndimor në konferencën për pajtim

news image

Presidenti i Francës Emanuel Macron, tash e shtatë javë është në krye edhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.

E pak para përmbylljes së kryesimit, ky do t’i prij Konferencës për Ballkanin Perëndimor në qershor.

Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie Christine Butel tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për BE-në dhe vendin e saj që kryeson presidencë e këtij unioni.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë tejet të rëndësishme për vet BE-në, dhe presidencën franceze. Ilustrimi më i mirë i rëndësisë së agjendës së presidencës franceze është konferenca për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Qershor”.

Në këtë konferencë, sipas ambasadores franceze në Kosovë, do marrin pjesë krerët e rajonit, të cilët do flasin për siguri, ambient, rini, dhe mbi procesin e pajtimit.

/GazetaSinjali/