Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Siri, ku është takuar me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, duke u bërë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian që viziton vendin pas ndryshimeve politike të vitit 2024.
Gjatë vizitës, dy shpërthime janë raportuar pranë hotelit në Damask ku Macron po zhvillonte takimet e tij zyrtare.
Sipas zyrës së presidentit francez, Macron nuk i ka dëgjuar shpërthimet dhe nuk është prekur nga incidenti, ndërsa programi i vizitës ka vazhduar sipas planit.
Autoritetet siriane janë duke hetuar rrethanat e shpërthimeve, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!