image Macron tha se Rusia s’duhet të poshtërohet, reagon ministri i Jashtëm ukrainas

Botë

Macron tha se Rusia s’duhet të poshtërohet, reagon ministri i Jashtëm ukrainas

news image

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba reagoi ndaj deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron se Rusia nuk duhet të poshtërohet, edhe pse e cilësoi gabim historik pushtimin e Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuleba është shprehur se thirrje të tilla vetëm mund të poshtërojnë Francën dhe çdo vend tjetër që e kërkon atë.

“Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të përqendrohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë,” tha ai.

Macron, i cili ka vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin, ofroi të premten të ndërmjetësojë në luftë dhe paralajmëroi kundër poshtërimit të Moskës në mënyrë që të mbajë derën e hapur për një zgjidhje diplomatike.

/GazetaSinjali/