Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se i ka thënë Vladimir Putinit se ka kryer një “gabim historik dhe themelor” duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte “i izoluar”.
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha ai në një intervistë për mediat rajonale franceze.
Macron gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e një vizite në Kiev së shpejti.
Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin qëkur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.
Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën midis Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.