image Macron paralajmëron presidentin iranian për rrezikun e zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas

Botë

Macron paralajmëron presidentin iranian për rrezikun e zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas

news image

Franca e ka paralajmëruar Iranin “kundër çdo përshkallëzimi apo zgjerimi të konfliktit” midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi të dielën zyra presidenciale franceze.

Gjatë një bisede telefonike midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut iranian Ebrahim Raisi, Macron paralajmëroi kundër çdo përhapjeje të konfliktit në Liban, raporton Agence France-Presse.

“Irani, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij me Hezbollahun dhe Hamasin, ka një përgjegjësi” dhe “duhet të bëjë çmos për të shmangur çdo zjarr rajonal”, tha presidenca franceze.

Macron gjithashtu “përsëriti nevojën që të gjithë të dënojnë pa mëdyshje sulmet terroriste të kryera nga Hamasi në Izrael dhe të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, si dhe për të eliminuar grupet terroriste që kanë goditur popullsinë e tij”.

Deri më tani, të paktën 19 shtetas francezë u vranë në sulmin e Hamasit fundjavën e kaluar dhe 13 të tjerë janë aktualisht të zhdukur.

Macron tha se lirimi i pengjeve ishte “një prioritet absolut për Francën”.

Ai shtoi gjithashtu se Franca po “hapa, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, për të mbështetur operacionet humanitare në Gaza”.

/GazetaSinjali/