image Macron mbërrin në Siri, vizita e parë e një lideri të BE-së pas rrëzimit të Assadit

Botë

Macron mbërrin në Siri, vizita e parë e një lideri të BE-së pas rrëzimit të Assadit

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur të hënën në Siri, duke u bërë kreu i parë i një shteti të Bashkimit Evropian që viziton Damaskun që nga rrëzimi i regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në vitin 2024.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve, e cila e cilësoi vizitën si një etapë të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe vendeve evropiane, shkruan Reuters, përcjell Sinjali.

Vizita e Macronit vjen në një periudhë transformimi të madh politik në Siri, e cila tashmë udhëhiqet nga presidenti Ahmed al-Sharaa.

Al-Sharaa, ish-komandant i al-Qaedas, ka ndërtuar marrëdhënie më të afërta me vendet perëndimore dhe shtetet e Lindjes së Mesme, të cilat më parë kishin izoluar regjimin e Bashar al-Assadit.

Vizita e presidentit francez shihet si një sinjal i rëndësishëm për ndryshimin e qasjes së vendeve evropiane ndaj Sirisë dhe mund të hapë rrugën për një kapitull të ri në marrëdhëniet diplomatike mes Damaskut dhe Bashkimit Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/