image Macron: Lufta Rusi-Ukrainë rrezikon sigurinë europiane

Evropë

Macron: Lufta Rusi-Ukrainë rrezikon sigurinë europiane

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshkroi luftën Rusi-Ukrainë si rrezikun kryesor të sigurisë europiane.

“Rreziku kryesor për sigurinë europiane është lufta në Ukrainë, kusht thelbësor për sigurinë tonë është që Rusia të mos e fitojë këtë luftë.

Si mund ta ndërtojmë sovranitetin tonë, autonominë tonë, nëse nuk marrim përsipër përgjegjësinë e zhvillimit të industrisë sonë të mbrojtjes evropiane?” tha Macron.

Presidenti francez tha gjithashtu se Europa duhet të tregojë se nuk është kurrë një vasal i Shteteve të Bashkuara dhe se di gjithashtu të komunikojë me të gjitha rajonet e tjera të botës.

/GazetaSinjali/