image Macron: Ismail Kadare, gjeniu shqiptar i shpirtit evropian

Libra

Macron: Ismail Kadare, gjeniu shqiptar i shpirtit evropian

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Në mesazhin e tij Macron thotë se Kadare ishte një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit evropian dhe vokacionin mikpritës të Francës.

Mesazhi i Emmanuel Macron për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë!

“Vdiq këtë të hënë një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës. Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët edhe të shkruash është betejë, një nga ata që që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja, nga ata që çdo rresht rrezikon t’ua bëjë më të rëndë raportin, nga ata që çdo roman i kërcënon të jetë epitafi i karrierës së tyre.

Sepse jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për adoleshentin. Duke lexuar Servantes-i, Homeri dhe Gogol-i, ai forcoi rezistencën e tij intelektuale. Aq sa indoktrinimi i profesorëve të tij të letërsisë rrëshqiti mbi të, në Universitetin e Tiranës si dhe në Institutin Gorki në Moskë, tempullin e letërsisë bashkëkohore. Në vend që të futej në radhët e “çetës elitare të realizmit socialist”, siç quhej, ai u bashkua me luftëtarët e rezistencës të lirisë së stilit. Romani i tij i madh i vitit 1963, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ishte toleruar, sepse tema e tij ishte shqetësuese, ëndërrimi i tij pengoi etiketat komuniste: zhvarrosja e ushtarëve nga Lufta e Dytë Botërore para një prifti dhe një ushtari italian, nën shiun shqiptar që vazhdon të bjerë.

Nga ana tjetër, “Përbindëshi”, në vitin 1965 dhe “Dimri i vetmisë së madhe”, në 1973, denonconte shtypjen intelektuale të Tiranës së asaj kohe. Dy herë i akuzuar për nxitje rebelimi, ai iu nënshtrua një periudhe pune krahu në fshat, për të cilën ai raportoi. Atëherë iu drejtua vendit që kishte qenë i pari që përktheu librat e tij, i pari që u apasionua pas veprës së tij përtej kufijve të tij. Me botuesin e tij, Claude Durand, kreun e Éditions Fayard, ai planifikoi një shtrirje të madhe në Francë në vitin 1990, një tjetër goditje në murin e diktaturës: në Tiranë, largimi i tij çoi në protestat e para studentore në më shumë se dyzet vjet.

Që atëherë, nga kryeqyteti i Francës në atë të një Shqipërie të kthyer në demokraci dhe më në fund të rikthyer në vetvete, ai e ndau ekzistencën e tij mes fjalëve njerëzve dhe vendeve.

Nga shëtitjet e tij në Tiranën e rigjetur, tek tavolina e tij në Cafe Rostand ku ai vendoste çdo mëngjes Croantin e tij dhe stilolapsin, ku lindnin tinguj më pas shkrime pa matur kohën, tek kryqëzimi i miteve dhe botëve, nga imagjinaria linjë mes piramidës së Keopsit dhe asaj të Tiranës ,tek grillat e Luksemburgut, lumenjtë e Konuellit , muraleve të Trojës. Ai na kujton se Europa është kontinenti i të përbashktës, se historia e saj është një histori që e ndajmë së bashku. Presidenti i Republikës përshëndet një shpirt të lirë ,qe mori pjesë në këtë epokë si zgjimi i madh i popujve që ngriti perden e ferrit dhe nderoi Francën duke e zgjedhur si strehën e krijimtarisë së tij. I dërgojmë të afërmve të tij,lexuesve dhe popullit shqipëtar, ngushëllimet e tij më të sinqerta”, thuhet në mesazhin e Macron-it.

Ismail Kadare u vlerësua nga presidenti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ishte vetë Emmanuel Macron, që i dorëzoi Kadaresë dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit” gjatë vizitës në Tiranë më 16 tetor 2023, ndërsa e quajti atë si “Lajmëtar të lirisë”.

/GazetaSinjali/