Nga data 16 qershor 2025, Ma.Sc. Arbër Krasniqi fillon zyrtarisht ushtrimin e funksionit të noterit në Komunën e Prishtinës, duke hapur zyrën e tij në një nga lokacionet më qendrore të qytetit.
Krasniqi vjen në këtë rol me një përvojë të pasur në institucione të rëndësishme të sistemit juridik në vend. Ai është dalluar për profesionalizëm të lartë, integritet dhe aftësi në trajtimin e çështjeve të ndërlikuara, veçanërisht në fushën e së drejtës pronësore dhe marrëdhënieve juridike civile.
I përkushtuar ndaj qytetarëve dhe parimeve të etikës profesionale, Arbër Krasniqi ofron shërbime noteriale me standarde të larta, duke përfshirë:
Hartimin dhe vërtetimin e kontratave civile e afariste,
Marrëveshje ndërtimi dhe shitblerje të patundshmërive,
Kontrata hipotekare, aktdhurime dhe dokumente trashëgimie,
Autorizime, prokura, deklarata dhe dokumente të tjera të nevojshme për individë dhe biznese.
Me përkushtim të plotë ndaj qytetarëve dhe etikës profesionale, Krasniqi garanton shërbime noteriale të standardit të lartë, duke ofruar: Hartimin dhe vërtetimin e kontratave të ndryshme civile dhe afariste; Marrëveshje ndërtimi dhe shitblerje të paluajtshmërive; Kontrata hipotekare, aktdhurime dhe trashëgimi; Autorizime, prokura, deklarata dhe shërbime të tjera të domosdoshme për individë dhe biznese.
Zyra noteriale e Ma.Sc. Arbër Krasniqit është e hapur për të gjithë qytetarët që kërkojnë një trajtim të drejtë, të paanshëm dhe të saktë të nevojave të tyre juridike.
Adresa e zyrës: Rr. Luan Haradinaj, Objekti 21/8, Nr. 4, Prishtinë
+38344680780, +38345680780
Shërbime me integritet, korrektësi dhe transparencë – tani edhe më afër jush!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!