image LVV mundohet të jap shembull, tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

Politikë

LVV mundohet të jap shembull, tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim i partisë në pushtet vjen pas publikimit të listës me emrat e deputetëve, që kanë shpenzuar qindra euro nga kuleta e shtetit për karburante.

“Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.”

Ndryshe, dje është publikuar lista e dhjetëra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe komisionet parlamentare.

Deputetët me më së shumti shpenzime për karburante janë Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Duda Balje nga SDU, me 870 euro shpenzime.

Në vendin e tretë renditet Yllza Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, me 810 euro shpenzime. Në këtë listë janë 5 deputetë të VV-së.

Lista e plotë:

Pal Lekaj-870 euro

Duda Balje-870 euro

Yllza Hoti-810 euro

Albana Bytyqi- 780 euro

Hajdar Beqa-750 euro

Artan Abrashi-690 euro

Armend Zemaj-690 euro

Fatmire Kollçaku- 690 euro

Gramos Agusholli-630 euro

Haxhi Avdyli- 630 euro 

/GazetaSinjali/